E shtune 18 Maj 2013

KOSOVA PRESS

Fëmijët me aftësi të kufizuar i gëzohen shëtitjes njëditore “Te Shushtë”

Prishtinë, 13 Tetor 2009 (Kosovapress) Koha 15:24

Nën organizimin e Këshillit të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Handikos” nga Gjilani, dhe falë ndihmës së vullnetmirëve, dhjetëra fëmijë të kësaj kategorie i janë gëzuar shëtitjes njëditore të realizuar “Te Shushtë”, vend ky rekreativ në komunën e Vitisë.

Shetitja ne Shushte

BOTA SOT

U bë nënshkrimi i kontratës në mes të Save the Children” dhe Komunës së Suharekës për Qendrën Rehabilituese bazuar në bashkësi Handikos në Suharekë

Në prezencë të Drejtorit të organizatës internacionale “ Save the Children”,Ahmet Kryeziu,Koordinatorit të Handikos-it në Suharekë,Rexhep Kuçi, të përfaqësuesve të mediave, u nënshkrua kontrata për bashkëpunim dhe kompensim të shërbimeve të Handikos-it në Suharekë nga Komuna.Kryetari i komunës,Blerim Kuçi u shpreh se ky nënshkrim i kontratës është vazhdimësi e traditës së gjertanishme për përkrahjen dhe mbështetjen e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar.Po ashtu edhe Ahmet Kryeziu–Drejtorë i “Save the Children” falënderoi komunën për mbështetjen dhe përkrahjen për Handikos-in në Suharekë.Poashtu Kordinatori i qendrës së rehabilitimit bazuar në bashkësi “Handikos” Rexhep Kuçi,falënderoi Kryetarin për mbështetjen dhe përkrahjen që po i jep kësaj qendre.

Nënshkrimi i marrëveshjes

BOTA SOT

 

Në vitin e gjashtë me radhë komuna mbështet Handikos-in në Malishevë

Edhe në vitin e gjashtë të radhës, Komuna e Malishevës, do ta përkrah organizatën e Handikos-it në Malishevë. Kjo është konfirmuar sot, pasi kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, ka nënshkruar marrëveshjen me Handikosin, përkatësisht me menaxheren e HANDIKOS-it, zonjën Ferida Hoxha, për përkrahjen e kësaj të fundit, rreth 6 000 euro.Menaxherja e Handikos-it në Malishevë, Feride Hoxha e ka theksuar se “ky është viti i gjashtë me radhë që komuna na mbështet në punën tonë dhe iu del në ndihmë rreth 700 personave me aftësi të kufizuara, sa janë në Malishevë”.Sipas saj, buxheti i kësaj organizate për mbulimin e aktiviteteve me personat me aftësi të kufizuara është 14 722 euro, për një vit, ku përveç komunës, edhe “Save the Children”, e përkrah me një shumë prej 3906 eurove, brenda vitit.

Datë: 02.03.2010