Njoftime

 
18 Tetor 2019

Anëtarja e HANDIKOS’it, Festina Veselaj punësohet në MONEGO

Festina Veselaj, anëtare disa vjeçare e HANDIKOS’it nga tash do të jetë pjesë e stafit të MONEGO-s, institucionit financiar jo-bankar të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Punësimi i Festinës ka rezultuar pas një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet HANDIKOS-it dhe MONEGO-s.

Festina Veselaj do të angazhohet tek sektori i thirrjeve në MONEGO.

Ajo ka treguar se ndihet shumë mirë me këtë punë që i është ofruar dhe se do ta bëjë me shumë qejf.

Falënderojmë MONEGO'n për këtë bashkëpunim të frytshëm.