Njoftime

 
10 Tetor 2019

Bëhu pjesë e Programit Yes, studio si bursist/e për një vit në SHBA

Bëhuni pjesë e një aventure më ndryshe në SHBA

Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) shpallë të hapur konkursin për t’u bërë pjesë e studimeve përgjatë një viti në shkollat e mesme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

YES inkurajon fuqishëm fëmijët me aftësi të kufizuara nga e gjithë Kosova që të aplikojnë, pasi ju i shtoni një vlerë të madhe programit.

Programi akomodon aplikantë me një gamë të gjërë të aftësive të kufizuara dhe u siguron materiale të modifikuara të testimit dhe mbështetjen e duhur para dhe gjatë programit, me një strategji të provuar.

Prania juaj mund të ndihmojë pjesëmarrësit e tjerë të mësojnë më shumë rreth personave me aftësi të kufizuara dhe duke bërë kështu, zgjerojnë dhe pasurojnë përvojën ndërkombëtare për të gjithë pjesëmarrësit.

Për t’u bërë pjesë e programit, nxënësit duhet t’i plotësojnë këto kërkesa:

Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë.

5. Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit.

6. Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.

7. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.

8. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin.

Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një

shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2019 dhe të jenë të lindur mes

15 shkurtit 2002 dhe 15 korrikut 2005.

9. Aftësia e fëmijës për të qenë i pavarur

10. Lloji i aftësisë së kufizuar.

Më poshtë keni një broshurë të historisë dhe eksperiencave të nxënësve me aftësi të kufizuara:

Albanian_-_Disabilities_Brochure_-_print.pdf

Po ashtu, edhe broshurën me informacione shtesë rreth programit:

2020-21_YES_Recruitment_Brochure_Kosovar_FINAL.pdf

Të gjitha informacionet rreth programit:

2020-2021_YES_Program.pdf

Aplikoni tani: https://ais.americancouncils.org/cgi-bin/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes&fbclid=IwAR0I2R8ezTmO0_oys8MkRWO6GpX3uV69-moF-pJ86wSRYNNU14BpoMvRjbo