Njoftime

 
07 Prill 2016

DITA JEME - MY DAY

HandiKOS, nga muaji Shkurt ka filluar implementimin e projektit "Dita Jeme- My Day" të mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo. Ky projekt ka për qëllim krijimin e një aplikacioni/platforme softëerike e cila do të ju mundësoj personave me aftësi të kufizuara që të informohen për qasshmërinë në objekte publike që gjenden në Prishtinë.

Aktualisht, studentë të vullnetit të mirë nga Fakulteti i Arkitekturës, janë duke bërë vlerësimin e qasshmërisë së objekteve në bazë të kritereve që janë përcaktuar gjatë punës së grupeve punuese që Handikos ka realizuar. Strukturat arkitektonike që ky grup punues ka vendosur të vlerësohen në objektete sa i përket qasshmërisë janë: Pjerrina, Qasja Horizontale, Ashensori, Tualeti dhe Parkingu.

Objektet të cilat do të vlerësohen për nivelin e qasjes janë: Objekte Arsimore, Objektet Shëndetësore, Objektet Administrative Objektet Kulturore/Sportive dhe objektet të tjera që ofrojnë shërbime për qytetarët. Deri më tani ekipi i studenteve kanë bërë vlerësimin e të gjitha objekteve arsimore dhe shëndetësore në komunën e Prishtinës.