Njoftime

 
07 Nëntor 2019

HANDIKOS realizon 14 ligjërata në 7 shkolla rurale të komunës së Ferizajt

Shkollat “4 Prilli” në Zllatar, “Pavarësia” në Balaj dhe “Dy dëshmorët” në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj, ishin të  fundit për këtë vit, ku u realizua ligjërata ndërgjegjësuese “Paragjykimet dhe steriotipet ndaj personave me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës”.

Gjatë këtij viti, u realizuan 14 ligjërata në shtatë (7) shkolla rurale të komunës së Ferizajt.

Rreth 293 nxënës të klasave IV deri IX, u njohën me aftësinë e kufizuar dhe llojet e saj, të drejtat e fëmijëve, barrierat kryesore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në mjedise të shkollës (mos-pjesëmarrja në aktivitete fizike, hapësira e kufizuar e të shprehurit; paragjykimet, steriotipet, disktriminimi dhe dhuna), si dhe storie të suksesit.

Ky aktivitet realizohet ne kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset në Kosovë” i cili implementohet nga HANDIKOS në partneritet me Save the Children.