Njoftime

 
22 Tetor 2019

HANDIKOS u ndërton lift dhe pjerrinë dy femrave me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre

 

HANDIKOS, me ndihmën e organizatës  amerikane Direct Connect USA, e udhëhequr nga Stevien Dodt, ka arritur t’jua lehtësojë lirinë e lëvizjes dy femrave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në shtëpitë e tyre, në Prishtinë dhe Podujevë janë ndërtuar një lift dhe një pjerrinë, në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë të lëvizjes në ambientin ku e kalojnë më së shumti kohën.

Lifti ia mundëson njërës nga anëtaret e HANDIKOS-it ngjitjen në katin e dytë të shtëpisë së saj në Prishtinë. Ndërsa pjerrina e ndërtuar në Podujevë e bën më të lehtë daljen apo hyrjen brenda shtëpisë.

HANDIKOS do të bëjë përpjekje që edhe më tutje të ndihmojë me pajisje të tilla.

(FOTO: Para-Pas)